Kishte rrotacionin e ndezur/ Policia ndalon veturën e Lulzim Hetemit

Aktuale

Kishte rrotacionin e ndezur/ Policia ndalon veturën e Lulzim Hetemit

Më: 16 prill 2024 Në ora: 19:42
Lulzim Hetemi

Policia e Kosovës ka ndaluar sot veturën e Kryetarit të Komunës së Leposaviqit pasi e njëjta kishte ndezur rrotacionin dhe dyshohej se brenda saj nuk ishte kryetari Lulzim Hetemi.

Burimet e medias kanë thënë se në veturë brenda ndodhej drejtori i Financave dhe Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Leposaviqit, por jo edhe kryetari Hetemi.

Policia ka vepruar konform ligjit të trafikut dhe ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse ndaj shoferit për ndezjen e rrotacionit të veturës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat