Policia e Kosovës ka ndaluar sot veturën e Kryetarit të Komunës së Leposaviqit pasi e njëjta kishte ndezur rrotacionin dhe dyshohej se brenda saj nuk ishte kryetari Lulzim Hetemi.
Burimet e medias kanë thënë se në veturë brenda ndodhej drejtori i Financave dhe Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Leposaviqit, por jo edhe kryetari Hetemi.
Policia ka vepruar konform ligjit të trafikut dhe ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse ndaj shoferit për ndezjen e rrotacionit të veturës zyrtare.