Në Pejë ndizen qirinj për Gjyljeta Ukellin

Aktuale

Në Pejë ndizen qirinj për Gjyljeta Ukellin

Më: 16 prill 2024 Në ora: 20:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Në qytetin e Pejës, janë ndezur qirinj në nderim dhe kujtim të jetës së Gjyljeta Ukellit, e cila u vra sot në mëngjes nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi.

Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, nga ku dhe shihen të jenë mbledhur shumë qytetarë të cilët kanë ndjerë dhembjen me familjen e cila pësoi nga rasti tragjik.

E ndjera, u vra nga burri, vetëm dy ditë para se të mbushte 43 vjeç.

Ajo la prapa tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat