Votimi pro në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, Hasani: U shënua edhe një moment tjetër historik për Kosovën

Aktuale

Votimi pro në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, Hasani: U shënua edhe një moment tjetër historik për Kosovën

Më: 16 prill 2024 Në ora: 20:32
Igli Hasani

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Me anë të një postimi në platformën X, ai ka theksuar se sot u shënua edhe një moment tjetër historik për Kosovën.

Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj”.

“Është një hap vendimtar drejt një bashkëpunimi më të madh, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovë”s.

“Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane”, ka thënë Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat