Ahmeti: Vendimi i Asamblesë Parlamentare, sukses i angazhimit institucional dhe koordinimit me ndërkombëtarët

Aktuale

Ahmeti: Vendimi i Asamblesë Parlamentare, sukses i angazhimit institucional dhe koordinimit me ndërkombëtarët

Më: 16 prill 2024 Në ora: 20:43
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka reaguar pas miratimit të opinionit pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ahmeti ka thënë se rezultati i së martës është sukses i angazhimit intensiv të të gjitha institucioneve të Kosovës dhe koordinimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

“Mirëpresim amendamentet e propozuara dhe miratuara të cilat kërkojnë që të avancohen të drejtat civile të qytetarëve të Kosovës dhe jemi të lumtur që Opinioni u mbrojt nga amendamentet të cilat do ta pengonin procesin e anëtarësimit. Rezultati i sotëm është sukses i angazhimit intensiv të të gjitha institucioneve të Kosovës dhe koordinimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtar. Gjithashtu, mbështetja e fuqishme demokratike në APKiE duhet të shihet si sinjal pozitiv nga Komiteti i Ministrave që ta trajtojë aplikimin e Kosovës në muajin maj të këtij viti”, ka shkruar ai pas seancës të së martës.

Ai ka shtuar se juristët e kësaj organizate e kanë konfirmuar se Kosova plotëson standardet, raportueset politike konfirmuan që Kosova plotësoi parakushtet, ndërsa APKiE që nga sot rekomandon anëtarësimin.

“Prandaj, nuk ka asnjë arsye për hezitim, shtyrje e aq më pak kundërshtim të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat