Deputeti i VV-së për hapin drejt anëtarësimit të Kosovës në KiE: Kurti është më meritori në këtë proces

Aktuale

Deputeti i VV-së për hapin drejt anëtarësimit të Kosovës në KiE: Kurti është më meritori në këtë proces

Më: 17 prill 2024 Në ora: 00:00
Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, tha se i falënderon të gjithë që kanë punuar për rrugëtimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, derisa tha se në këtë proces më meritori është kryeministri Albin Kurti.

Në Tëvë1, Gjyshinca tha se të gjitha institucionet e Kosovës dhe ato të huaja kanë qenë në koordinim të plotë në këtë proces, por shtoi se në fund vendimet i ka marrë kryeministri Kurti dhe Qeveria.

“Momenti i rëndësishëm për Kosovën, edhe njëherë u dëshmua se Republika e Kosovës qëndron për një shtet demokratik, shtet të së drejtës dhe ky qëndrim u aprovua nga kontinenti evropian. Unë e shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë proces, në veçanti Kurti që është më meritori në këtë proces i cili me vetëmohim gjatë muajve të vitit të kaluar, se po kishte fjalë që po shëtitemi në Greqi, pasi thuheshin fjalë pa vend përballë angazhimit tonë.

Sigurisht se nuk do të ishte e mundshme po të mos ishim bashkë. Ne kemi pasur një koordinim të institucioneve tona brenda shtetit dhe me aleatët ndërkombëtarë. Të gjithë e kanë bërë punën e tyre por pa dyshim vendimet, qëndrimet i kanë takuar Qeverisë së Kosovës dhe jam i lumtur që asambleja e miratoi me shumicë raportin e Bakojanis”, tha Gjyshinca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat