Ironizon Martens: Serbia sot pësoi disfatë dërmuese, por ende ka shanse t’ua mohojë serbëve qasjen në Gjykatën Evropiane

Aktuale

Ironizon Martens: Serbia sot pësoi disfatë dërmuese, por ende ka shanse t’ua mohojë serbëve qasjen në Gjykatën Evropiane

Më: 17 prill 2024 Në ora: 00:19
Michael Martens

Gazetari i FAZ Michael Martens që raporton nga Beogradi,  ka shkruar pasi Asambleja Parlamentare votoi pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Duke iu referuar fjalës përfundimtare që pritet ta thotë Komiteti i Ministrave muajin maj për anëtarësimin e Kosovës, Martens me ironi thotë se Serbia ende ka shanse të lobojë kundër duke u mohuar serbëve të Kosovës qasjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kjo pasi me anëtarësimin në KiE fitohet e drejta për t’iu drejtuar kësaj gjykate.

“Në luftën e saj të guximshme për t’ua mohuar qasjen serbëve të Kosovës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), Serbia pësoi një disfatë dërrmuese sot.

Por shpresa vdes e fundit. Ka ende një shans të vogël që Beogradi të mund t’i mbrojë serbët e Kosovës nga aksesi në GJEDNJ në maj të këtij viti”, ka shkruar Martens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat