Osmani sot bën homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër

Aktuale

Osmani sot bën homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër

Më: 17 prill 2024 Në ora: 08:39
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të mërkure nga ora 10:30 do të bëjë homazhe në Poklek të Drenasit.

Osmani, homazhet në Poklek do t’i bëjë në nderim të masakrës së kryes nga forcat serbe, ku u vranë dhe u masakruan 53 civilë shqiptarë të paarmatosur.

E para e shtetit më pas nga ora 11 do të bëjë homazhe në Çikatovë të Vjetër.

Aty sot shënohet përvjetori i 25-të i kësaj masakre ku u vranë e u masakruan 24 shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat