Protestohet para UP-së, kërkohet shkarkimi i profesorit Krasniqi, studentët paralajmërojnë veprime tjera

Aktuale

Protestohet para UP-së, kërkohet shkarkimi i profesorit Krasniqi, studentët paralajmërojnë veprime tjera

Më: 17 prill 2024 Në ora: 11:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lëvizja Feministe Studentore edhe sot po e vazhdon protestën për ngacmimet në Universitetin e Prishtinës.

Protesta po mbahet në të njëjtën kohë kur do të mblidhet Këshilli i Etikës së UP-së.

Anëtarja e Lëvizjes Feministe Studentore, Blenda Asllani, tha se nëse sot nuk merret një vendim për profesorin Xhevat Krasniqin, për të cilin studentët kanë bërë denoncim 27 herë për ngacmim seksual, atëherë studentët do të bllokojnë dyert.

Ata nuk do t’i lejojnë të dalin jashtë derisa ky i fundit të largohet nga puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat