Klinaku: Gjykata Speciale nuk mund të na nënshtrojë

Aktuale

Klinaku: Gjykata Speciale nuk mund të na nënshtrojë

Më: 17 prill 2024 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, e ka quajtur spektakël arrestimin e Fahri Fazliut nga Gjykata Speciale.

“Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë.

Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Ai tutje ka thënë se nuk i nënshtrohen këtij institucioni. “Krimin që po e bën ZPS, herëdokur do t’i kthehet bumerang vet asaj, dhe le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se nuk mund të na nënshtrojnë as ata, ashtu siç nuk na ka nënshtruar as pushtuesi.

Për sa kohë që do të zgjasë kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, ka shkruar tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat