Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar se ka ulur flamujt në gjysmështizë flamujt e saj, në kujtim të grave dhe vajzave të vrara.
Përmes një njoftimi në “X” ambasada ka thënë se tani është kohë për të vepruar.
“Dënojmë ashpër rastet e fundit të femicidit në Kosovë.
Pas shpalljes së zisë kombëtare nga presidentja Vjosa Osmani ne kemi ulur flamujt tanë në gjysmështizë në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave që humbën jetën për shkak të dhunës gjinore në Kosovë. Koha për të vepruar është tani”, thuhet në njoftimin e ambasadës.