Edhe Ambasada italiane ul flamujt në gjysmështizë për gratë e vrara: Tani është koha për të vepruar

Aktuale

Edhe Ambasada italiane ul flamujt në gjysmështizë për gratë e vrara: Tani është koha për të vepruar

Më: 17 prill 2024 Në ora: 11:29
Ambasada e Italisë në Kosovë

Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar se ka ulur flamujt në gjysmështizë flamujt e saj, në kujtim të grave dhe vajzave të vrara.

Përmes një njoftimi në “X” ambasada ka thënë se tani është kohë për të vepruar.

“Dënojmë ashpër rastet e fundit të femicidit në Kosovë.

Pas shpalljes së zisë kombëtare nga presidentja Vjosa Osmani  ne kemi ulur flamujt tanë në gjysmështizë në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave që humbën jetën për shkak të dhunës gjinore në Kosovë. Koha për të vepruar është tani”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat