​Studentët ia mbyllin derën dhe nuk i lejojnë të dalin anëtarët e Këshillit të Etikës të UP-së

Aktuale

​Studentët ia mbyllin derën dhe nuk i lejojnë të dalin anëtarët e Këshillit të Etikës të UP-së

Më: 17 prill 2024 Në ora: 12:47
Studentët po protestojnë kundër këshillit të etikës

Studentët mbyllin derën duke mos lejuar anëtarët e Këshillit të Etikës të UP-së të dalin nga mbledhja që ata mbanin në rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Kjo pasi ata as sot nuk kanë marrë vendim për profesorin Xhevat Krasniqi.

Studentët po protestojnë kundër këshillit të etikës, se nuk është denoncim për vlerësim por për ngacmim seksual, duke thërritur se ngacmimi seksual është krim.

Protesta është organizuar nga Lëvizja Feministe Studentore për ngacmimet në Universitetin e Prishtinës.

Ata po theksojnë se ngacmimi seksual nga profesorët është krim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat