Flamuri në Ambasadë në gjysmështizë, Hovenier: Vrasjet e fundit të grave, urgjencë për të bërë më shumë

Aktuale

Flamuri në Ambasadë në gjysmështizë, Hovenier: Vrasjet e fundit të grave, urgjencë për të bërë më shumë

Më: 17 prill 2024 Në ora: 12:56
Flamuri në Ambasadë në gjysmështizë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se rastet e fundit të vrasjeve, si dhe ato të dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për më shumë punë për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave.

“Sot, ne qëndrojmë me popullin e Kosovës në Ditën Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e femicidit dhe të gjitha gratë kosovare që janë viktima të dhunës në familje.

Vrasjet dhe aktet e fundit e dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të trajtuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku çdo individ mund të jetojë pa frikë dhe pa u lënduar”, ka shkruar Hovenier.

Edhe ambasadorë të tjerë në Kosovë reaguan pas vrasjeve të fundit të grave në vend dhe ulën flamujt në gjysmështizë në Ditën e Zisë për të nderuar viktimat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat