Bajqinovci: Thirrje qytetarëve të shmangin hyrjen në Serbi - Reagimi i BE-së po mungon, sepse lëndohet Serbia

Aktuale

Bajqinovci: Thirrje qytetarëve të shmangin hyrjen në Serbi - Reagimi i BE-së po mungon, sepse lëndohet Serbia

Nga: A.SH Më: 17 prill 2024 Në ora: 14:13
Mefail Bajqinovci

Që mbrëmë qyetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të bllokuar në kufirin Serbi-Kroaci.

Ky veprim i ulët i Serbisë erdhi si pasojë e kalimit tl fazës së dytë të Kosovës për në Këshill të Evropës.

Për këtë ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci, i cili ka thënë se Serbia po i shkel të gjitha marrëveshjet dhe po pengon lvëzijen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Ai kritikon edhe BE edhe cila po hesht në këtë rast.

Deputetin bën thirrje për shmangie sa i përket hryjeve në Serbi.

Postimi i plotë:

Serbia bllokon qindra kosovarë, autobusët nga Kosova bllokohen në hyrje të Serbisë nga Hungaria.

Si pasojë e dështimit dje në Këshillin e Europës Serbia po i shkel të gjitha marrëveshjet dhe pengon lëvizjen e lirë për qytetarët tanë në pikat kufitare.

Është e rëndësishme të shmangim hyrjen në Serbi.

Reagimi i BE-së po mungon, sepse lëndohet serbia edhe pse po shkelet marrëveshja për lëvizjen e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat