“Mirë se vini në të ,90-at”, Kamberi: Serbia po ndalon shqiptarët edhe në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”

Aktuale

“Mirë se vini në të ,90-at”, Kamberi: Serbia po ndalon shqiptarët edhe në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”

Nga: A.SH Më: 17 prill 2024 Në ora: 15:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas vendimit të KE për Kosovën, Serbia ka nis maltretimin e shqiptarëve edhe në Kosovën Lindore.

Deputeti Shaip Kamberi ka bërë të ditur se të rinjët shqiptarë nga Bujanoci, po ndalohen sot, në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” dhe po mbahen me orë dhe vonuar në këtë pikëkalim.

“Serbia, po e shkelë brutalisht Marrëveshjen për tabelat e regjistrimit dhe po e cënon rëndë të drejtën fundamentale të njeriut “qarkulimin e lirë”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

Mirë se vini në të ,90-at

Serbia fillon me masa represioni ndaj shqiptarëve, menjëherë pasi që Parlamenti Evrpaian, ka rekomanduar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këto masa represive që po ndërmerren ndaj civilëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, vijnë menjëherë pas vendimit të djeshëm të Parlamentit Evropian dhe kërcënimeve të para disa ditëve të presidentit serb Vuçiq për “procesimin e gjithë atyre që cënojnë rendin kushtetues”.

Të rinjë shqiptarë nga Bujanoci, po ndalhen sot, në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” duke u mbajtur me orë dhe vonuar n këtë pikëkalim. Kjo masë represive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po ndërmerret, krahas masave të njëjta që po ndërmerren ndaj shiptarëve të Kosovës nëpër pikëkalimet kufitare serbe, sidomos, në kufirin me Kroacinë.

Serbia, sot, po e shkelë brutalisht Marrëveshjen për tabelat e regjistrimit dhe po e cënon rëndë të drejtën fundamentale të njeriut “qarkulimin e lirë”.

Këto masa po ndërmerren si masa retorzive pas hapit të rëndësishëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në KE.

Ndalesat nëpër kufij, patrullat policore dhe retorika e shfrenuar antishqiptare që po aplikohen ditët e fundit janë përsëritje e masave të agresionit të Serbisë ndaj shqiptarëve.

Bashkimi Evropian dhe institucionet tjera ndërkombëtare duhet të dalin me reagim të fuqishëm ndaj represionit që po e ushtron shteti “pretendent për BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat