Maltretimi i qytetarëve në kufi, rrëfehet njëri nga pronarët e autobusëve

Aktuale

Maltretimi i qytetarëve në kufi, rrëfehet njëri nga pronarët e autobusëve

Më: 17 prill 2024 Në ora: 15:11
Gazmend Zhitia nga “Zhitia Tours”

Qindra kosovarë janë bllokuar në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, ku autoritetet vendore kanë bërë apel që të shmanget kalimi nëpër Serbi.

Udhëtarët po torturohen për orë të tëra pa asnjë arsyetim, e në lidhje me këtë, përmes një lidhje direkte për “Kosova Today” ka folur Gazmend Zhitia, pronari i “Zhitia Tours”, i cili tha se udhëtarët po qëndrojnë nëpër autobusa.

Ai tutje u shpreh se i është thënë që ata që kanë të bëjnë me periudhën e luftës, duhet të qëndrojnë aty, por sipas tij, këta nuk kanë pranuar dhe si rrjedhojë po presin të gjihë bashkë.

“Unë fola me shefin, udhëheqësin e ndërrimit, të policisë kyfitare, arsyetimi është ky: Të gjithë ata pasagjerë të cilët janë intervistuar duhet të qëndrojnë këtu. Në gjuhën serbe më tha se të gjithë ata që i kemi intervistuar, që kanë të bëjnë me periudhën e luftës duhet të qëndrojnë këtu, kështuqë ne nuk pranuam me i lënë ata udhëtarë këtu dhe po presim bashkë me ta. Udhëtarët janë në autobusa”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat