​BIA arreston kolonelin e Policisë së Kosovës

Aktuale

​BIA arreston kolonelin e Policisë së Kosovës

Më: 17 prill 2024 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Koloneli i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është arrestuar nga shërbimi sekret i Serbisë (BIA) dhe aktualisht ndodhet në qytetin e Kralevës, bëjnë të ditura burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ai është ndaluar sot rreth mesditës nga organet e policisë serbe pasi ka kaluar kufirin e Jarinjës dhe ka hyrë në territorin e Serbisë.

Pas disa orëve kanë ardhur agjentë të BIA-së dhe e kanë dërguar në Kralevë ku është duke u marrë në pyetje.

Dyshohet se arrestimi i kolonelit Jankoviq, i cili është nga Shtërpca dhe njëherësh zëvendës i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës (për administratë), ndërlidhet me bashkëpunimin e tij me institucionet e Republikës së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat