Gërvalla flet në konferencë për votimin në Asamblenë e KiE-së, ja çka thotë për arrestimin e Zv. Drejtorit të Policisë së Kosovës

Aktuale

Gërvalla flet në konferencë për votimin në Asamblenë e KiE-së, ja çka thotë për arrestimin e Zv. Drejtorit të Policisë së Kosovës

Më: 17 prill 2024 Në ora: 19:02 Përditësuar në ora: 19:35 më 17.04.2024
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Gërvalla: Nuk mund të them nëse janë liruar të gjithë qytetarët në kufijtë e Serbisë, këtë duhet verifikuar

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla , në një konferencë të mbajtur sonte tha se nuk ka akoma informata nëse janë liruar të gjithë qytetarët që u mbajtën të bllokuar në kufijtë e Serbisë.

Gërvalla e konfirmoi se një pjesë e qytetarëve tashmë janë liruar, por se nuk e di nëse janë liruar të gjithë.

“E dimë që një pjesë e atyre që janë mbajtur në kufijtë e Serbisë janë liruar, nuk mund t’ju japim informacion a janë liruar të gjithë apo ka ende qytetarë tanë që mbeten duke u mbajtur nëpër vende të ndryshme. Këto informacione do t”i merrni sapo t’i kemi verifikuar të gjitha”, tha Gërvalla para gazetarëve.

Gjatë konferencës ajo kërkoi që të shmanget kalimi nëpër Serbi.

“Më lejoni të përsëris thirrjen që të evitohet kalimi nëpër Serbi, në çdo rrethanë sepse nuk e dim sa do të mund të ashpoërsohet kjo strategji e Vuçiqit”, tha ajo.

Ajo ka thënë se ndalimi i kosovarëve në Serbi lidhet me rezultatin që Kosova mori të martën në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Gërvalla: Votimi në Asamblenë e KiE konfirmon progresin e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka mbajtur një konferencë për media, të martën.

Ajo ka folur pasi Asambleja Parlamentare e Këshilit të Evropës ka votuar pro Kosovës për të kaluar procesi tashmë në Këshillin e Ministrave.

Gërvalla ka thënë se është konfirmuar progresi i Kosovës.

“Për të arritur deri në ditën e djeshme kemi pasur qindra takime, jo vetëm ata që kanë qenë në sallë, por deri edhe të përfaqësuesit e shteteve”.

“Ka qenë një konfirmim i fuqishëm për progresin që e ka bërë Kosova në përmirësimin e demokracisë në vend, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteve joshumicë”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla pyetet nëse është liruar Zv. Drejtori i Policisë së Kosovës, thotë se nuk e ka këtë informatë

Zëvendës drejtori i Pgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është arrestuar në Jarinjë nga Policia e Serbisë, ka raportuar mediumi në gjuhën serbe “Kossev”.

Për arrestimin e tij u pyet në një konferencë për media Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, por e njëjta tha se nuk e kanë akoma informatën e lirimit të tij.

“Nuk kemi informatë që është liruar, ju lus edhe për pak durim derisa të verifikohet informacioni”, u tha Gërvalla gazetarëve.

Gjatë konferencës ajo kërkoi që të shmanget kalimi nëpër Serbi.

“Më lejoni të përsëris thirrjen që të evitohet kalimi nëpër Serbi, në çdo rrethanë sepse nuk e dim sa do të mund të ashpërsohet kjo strategji e Vuçiqit”, tha ajo.

Gërvalla: Ndalimi i shqiptarëve të Kosvës sot në Serbi lidhet me rezultatin e djeshëm që mori Kosova në Asamblenë e KiE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka mbajtur një konferencë për media, të martën.

Ajo ka thënë se ndalimi i kosovarëve në Serbi lidhet me rezultatin që Kosova mori të martën në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Ajo ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka kërcënuar Kosovën, ndërkaq tash po i zbaton ato kërcënime.

“Unë jam e mendimit që një veprim i tillë bazohet në atë që ndodhi ditën e djeshme. Jemi dëshmitar të deklaratave kërcënuse të presidentit serb Vuçiq i cili ka kërcënuar jo vetëm Kosovës po edhe mbështetësit tanë që vota pro Kosovës do të ketë pasoja”.

“Vuçiqi ka nisur zbatimin e kërcënimeve të tij”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka shtuar se gjatë ditës së sotme ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

Ministrja Gërvalla e nis konferencën me vrasjen e gruas në Pejë: Ishte nënë e 3 fëmijëve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po flet në konferencën e thirrur për media për mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës.

Por, konferencën e nisi me rastin e vrasjes së Gjyljeta Ukellit, duke u shprehur se një grua u vra përsëri nga burri.

“Këtë konferencë e kemi thirrë për tema të tjera nuk mund ta lëmë faktin që përsëri është vrarë një grua në Kosovë, përsëri është vra nga burri i saj.

Emri i saj është Gjyljeta Ukelli dhe është nënë e tre fëmijëve”, tha Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat