”Barileva” u rikthehen udhëtimit pas bllokadës serbe: Jemi liruar, gjithçka është e sigurt dhe stabil

Aktuale

”Barileva” u rikthehen udhëtimit pas bllokadës serbe: Jemi liruar, gjithçka është e sigurt dhe stabil

Më: 17 prill 2024 Në ora: 20:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Agjensioni turistik, pasagjerët kosovarë në autobusët e së cilit, u bllokuan për disa orë në pikëkalimet kufitare serbe ndërsa po vinin për Kosovë, po bën të ditur se i janë rikthyer rrugëtimit dhe gjithçka është e sigurt dhe stabile.

”Barileva Turist”, njofton mes tjerash se të gjithë kosovarët që ishin ndaluar nga autoritetet serbe sot, janë liruar dhe autobusët tashmë janë rrugës për destinacione e tyre drejt Kosovës dhe Gjermanisë.

”Njoftim me rëndësi

Qytetarë të nderuar, ju njoftojmë që të gjithë Autobusët që kanë qenë të bllokuar në kufirin e Kroacisë dhe Hungarisë janë liruar dhe janë rrugës në drejtim të Kosovës dhe të Gjermanisë.

Gjithçka është e sigurt dhe stabil.

Ju faleminderit!”, shkruan kjo agjenci udhëtimi në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat