MPB jep detaje për ndalimin e 10 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia

Aktuale

MPB jep detaje për ndalimin e 10 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia

Më: 17 prill 2024 Në ora: 20:49
Policia e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se, sipas informatave të deritanishme, 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar në kalimet kufitare të Merdarit, Jarinjes, Dheut të Bardhë dhe kufirit mes Kroacisë dhe Serbisë.

Nga këta, 5 prej tyre janë liruar ndërsa 5 të tjerë mbeten ende në mbajtje, përfshirë edhe zëvëndësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

“Sipas informacioneve që posedojmë, zëvëndësdrejtori Jankoviq është dërguar në Rashkë dhe duke njohur këtë praktikë të përsëritshme të Serbisë ndaj qytetarëve dhe zyrtarëve policor, i njëjti intervistohet nga akterë të ndryshëm shtetërorë të Serbisë”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë.

Në këtë kontekst, MPB-ja ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve dhe për dënimin e fuqishëm të Serbisë për sjelljen e saj të papranueshme ndaj qytetarëve të Kosovës.

Duke pasur parasysh situatën e sigurisë dhe gjuhën e vazhdueshme kërcënuese të Serbisë, MPB-ja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin udhëtimin përmes Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat