Dugolli për bllokimin e autobusëve: Fatkeqësisht ende ka qytetarë që po mbahen, hakmarrje tipike e Vuçiqit

Aktuale

Dugolli për bllokimin e autobusëve: Fatkeqësisht ende ka qytetarë që po mbahen, hakmarrje tipike e Vuçiqit

Më: 17 prill 2024 Në ora: 21:03
Enver Dugolli

Një ditë pas vendimit të Këshillit të Evropës për t’i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organ, Serbia ka nis hakmarrjen ndaj Kosovës.

Shteti serb ka bllokuar hyrjen dhe daljen e autobusëve të Kosovës nëpër këtë shtet për orë të tëra.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli bllokimin e autobusëve kosovar e ka quajtur hakmarrje tipike të Vuçiqit ndaj qytetarëve të Kosovës.

Dogolli ka thënë se Serbia nuk është shtet normal dhe këtë po e dëshmon me veprimet e fundit.

Ai ka thënë se ende ka qytetarë të Kosovës që po mbahen të bllokuar në kufijtë e Serbisë dhe po intervistohen nga BIA serbe.

“Kjo është një lloj hakmarrje tipike e një shteti jonormal siç është Serbia. Sepse po hakmerret ndaj qytetarëve të thjeshtë e të zakonshëm të cilët lirinë e lëvizjes e kanë të garantuar me konventa ndërkombëtare dhe me marrëveshjet e arritura në Bruksel”, ka thënë Dugolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat