Gruaja e vrarë në Pejë, është familjare e doktoreshës së njohur në Kosovë

Aktuale

Gruaja e vrarë në Pejë, është familjare e doktoreshës së njohur në Kosovë

Nga: H.O. Më: 17 prill 2024 Në ora: 21:17
Gjyljeta Ukella

Gjatë ditës së martë në qytetin e Pejës u vra edhe një grua. Kësaj radhe një 42 vjeqare, u vra nga bashkëshorti i saj, duke lënë pas tre fëmijë.

Gjyljeta Ukella u privua nga jeta nga bashkëshorti, pak ditë para se të mbushte 43 vjet. Vdekja e saj po komentohet shumë që nga dita e djeshme, ndërsa miqtë dhe familjarët po shprehen shumë të mërzitur për humbjen e saj.

Një ndër familjaret e saj është edhe gjinekologia e njohur në Kosovë, Dardane Ukella Lleshi. Gjinekologia nuk e ka treguar detajisht se sa të afërme e ka pas të ndjerën, megjithatë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e saj.

“Pusho e qetë e dashur,kujtimi për ty do të jetë i përjetshëm”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat