Edhe Meliza Krasniqi, bashkëshortja e Memli Krasniqi ka dënuar vrasjen e fundit në Kosovë, kur një grua nga Peja mbeti e vdekur nga bashkëshorti i saj.
Madje ajo ka cituar një idiomë popullore “Burri dhe gruaja, dy armiq në një jastek”.
Sipas saj, jeta e gruas nuk ka vlejtë as dikur me kanun e as tani me ligj.
Postimi i plotë:
Idioma popullore paradoksale “Burri dhe gruaja, dy armiq në një jastek” sot po jetësohet çdo ditë!
Njëkohësisht vet thania tregon se origjina është e kahmotshme, se jeta e gruas nuk ka vlejt “pesë pare” as me kanun dikur as me ligj sot.
Çfarë tragjedie! 💔