Hoxha: Serbia po sinjalizon bashkësinë ndërkombëtare, duke treguar qasjen e saj destruktive

Aktuale

Hoxha: Serbia po sinjalizon bashkësinë ndërkombëtare, duke treguar qasjen e saj destruktive

Më: 17 prill 2024 Në ora: 21:50
Dibran Hoxha

Analisti politik, Dibran Hoxha, është shprehur i bindur se reagimi i Serbisë duke bllokuar kosovarët në kufi pas hapit të parafundit drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, është të tregojë forcën e saj destruktive.

Hoxha ka theksuar se reagimi i Serbisë ka për qëllim të sinjalizojë bashkësinë ndërkombëtare se Serbia është e gatshme të shkelë Marrëveshjen për çdo qëllim të vet, gjë që përkeqëson situatën dhe e bën të pamundur përparimin në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të veprojë në mënyrë të qartë, për të dënuar sjelljen destruktive të Serbisë.

“Ata janë duke e sinjalizuar bashkësinë ndërkombëtare, duke i thënë që nëse nuk është kusht Asociacioni, sepse zyrtarët e Qeverisë së Serbisë thanë që nëse Kosova pranohet në KiE, Asociacioni nuk do të bëhet, ata ishin të bindur, por ke një lloj sinjalizimi që ne këtë po e kërkojmë. Atë se çfarë po e bën Serbia, është me tregu forcën e saj destruktive, dhe në këtë vazhdë BE-ja e tha që Serbia duhet ta respektojë marrëveshjen, janë një lloj dënimi se Serbia shkel marrëveshjen… Reagimi i Serbisë tregon që ajo është destruktive”, ka deklaruar Hoxha në “Debat Plus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat