Ky është personi që u arrestua për rastin tragjik të vdekjes së ukrainases në autostradën në Ferizaj

Aktuale

Ky është personi që u arrestua për rastin tragjik të vdekjes së ukrainases në autostradën në Ferizaj

Më: 17 prill 2024 Në ora: 22:19 Përditësuar në ora: 22:19 më 17.04.2024
Olena Kozii

U kapën me të dyshuarin dhe doli nga vetura – Çka u zbulua gjatë hetimit për vdekjen e dyshimtë të 23-vjeçares?

Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt. Personi që u prangos dyshohet se natën kritike ka qenë me viktimën në veturën e tij.

Media raportoi ekskluzivisht se i arrestuari nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mos evitimi i rrezikut” është Hazir Gashaj, 36-vjeçar, ndaj të cilit, Prokurori i Shtetit tashmë ka lëshuar urdhër për ndalim policor.

Çka u zbulua gjatë hetimit për vdekjen e dyshimtë të 23-vjeçares?

Burimet e medias kanë bërë me dije se si rezultat i hetimit të nisur nga Hetimet Rajonale në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit, u zbulua se i dyshuari fillimisht ka pasur një mosmarrëveshje me viktimën, teksa ishin në lëvizje me veturën e tij.

Konflikti i tyre dyshohet se eskaloi dhe më pas 23-vjeçarja kishte vendosur që të dalë nga vetura, me ç’rast i dyshuari e kishte lënë diku në autostradë.

E vetmuar dhe në këmbë, ukrainasja dyshohet se më pas është goditur nga një automjet që po qarkullonte, duke pësuar plagë të rënda dhe fatkeqësisht vdiq në vend, raporton Sinjali.

Deri më tani, të njëjtat burime thonë se akoma nuk është identifikuar shoferi që e ka goditur viktimën për vdekje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Ky është personi i arrestuar, zbulohet dyshimi që rëndon mbi të

Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt. Personi që u prangos dyshohet se natën kritike ka qenë me viktimën në veturën e tij.

Media ka mësuar ekskluzivisht se i arrestuari nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mos evitimi i rrezikut” është Hazir Gashaj, 36-vjeçar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit tashmë ka lëshuar urdhër për ndalim policor.

Burimet e medias kanë bërë me dije se si rezultat i hetimit të nisur nga Hetimet Rajonale në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit, u zbulua se i dyshuari e kishte lënë viktimën në autostradë dhe më pas të njëjtën e ka goditur një automjet.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Arrestohet një person për rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares në autostradën në Ferizaj

Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt.

Media ka mësuar se personi i arrestuar dyshohet se natën kritike ka qenë me viktimën në veturën e tij.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit tashmë ka lëshuar urdhër për ndalim policor, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mos evitimi i rrezikut”.

Burimet e medias kanë bërë me dije se si rezultat i hetimit të nisur nga Hetimet Rajonale në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit, u zbulua se i dyshuari e kishte lënë viktimën në autostradë dhe më pas të njëjtën e ka goditur një automjet.

Media do të iu mbajë të informuar me detajet e reja të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat