“I bajt me shnet edhe nja 8 vjet në pushtet”, Geci thotë se Kurti është kryeministër në kohën e duhur

Aktuale

“I bajt me shnet edhe nja 8 vjet në pushtet”, Geci thotë se Kurti është kryeministër në kohën e duhur

Më: 17 prill 2024 Në ora: 22:43
Albin Kurti

Ish-luftëtari i UÇK-së, Halil Geci ka komentuar qeverisjen e kryeministrit, Albin Kurti duke thënë se është më i arrituri pas ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Geci e ka vlerësuar Kurtin si një djalë të mirë në kohën e duhur.

Ai e ka parë Kurtin fitues të zgjedhjeve të ardhshme, për të cilin po ashtu tha “i bajt me shnet edhe nja 8 vjet të mira.

“Albin Kurtit dikur i thonin se ky është marksist, Leninist, jaran e ka Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen. Unë e vlerësoj, një djalë i mirë në kohë të duhur dhe nuk besoj që ka majtista në Kosovë, jo majtizëm me shit atdheun. Filozofinë e tij marksiste e ka pasur deri ka hyr këtu. Kur ka shku me Amerikën e ka pa që nuk do ashtu dhe tash e ka pa që ndryshe nuk bëhet. Deri tash ky e ka marr kufirin prej urës së Ibrit e ka qit në Merdarë, Listën Serbe e ka çu në Interpol. Sot për sot, pas Ibrahim Rugovës asnjë nuk ka mund me ja arrit me asgjë. I bajt me shnet edhe nja 8 vjet të mira, nuk ka kush që ja merr se i ka lodhë”, është shprehur ai  tëvë 1.

Ish-ushtari më tej, ka thënë se bëjnë gabim ata që e akuzojnë Kurtin si njëri kundër UÇK-së, meqenëse, Geci thotë se edhe ai ka qenë pjesë e saj.

“Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK-së. Nuk po e them unë, e thotë Adem Demaçi. Në qoftë se këta e akuzojnë që është kundër UÇK-së është një gabim i madh”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat