Bajrami: Në secilin autobus autoritetet serbe thonin se kishte nga 3 pasagjerë të dyshuar

Aktuale

Bajrami: Në secilin autobus autoritetet serbe thonin se kishte nga 3 pasagjerë të dyshuar

Më: 18 prill 2024 Në ora: 06:42
Foto ilustrim

Ndalimin dhe maltretimet që përjetuan qytetarët në kufi nga autoritet serbe, i ka treguar edhe shoferi autobusit të kompanisë “Zhitia Tours”, Driton Bajrami.

Bajrami ka njoftuar se nga kjo kompani kanë qenë të ndaluar 5 autobusë.

Ai ka thënë se autobusit të parë të ndaluar, i është lajmëruar se në secilin autobusë janë nga 2-3 pasagjerë të dyshuar.

Edhe Bajrami, njësoj si të prononcuarit e më hershëm të kompanive tjera, tregoi se nga pyetjet që iu janë parashtruar të intervistuarve nga autoritet serbe, ka qenë nëse ata ishin pjesë e UÇK-së.

“Jemi ndaluar në ora 11:30. Na kanë marr dokumentet dhe na kanë ndalu deri sot në orës 4 pasdite. Jemi kanë autobusi i dytë më radhë. Autobusin e parë kur e kanë ndalu kanë tha që kanë informacione që çdo autobus i kompanive kosovare i ka 2-3 udhëtar të dyshimtë. Jemi kanë 5 autobusë të “Zhitia Tours”. Udhëtarët i kanë pyetur ku jeton, a je kanë në UÇK”, është shprehur ai në tëvë1.

Ndërkaq,  Autoritetet e Kosovës thanë të mërkurën herët se Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si “shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat