S’ka marrëveshje, edhe një takim i pasuksesshëm në Bruksel për dinarin

Aktuale

S’ka marrëveshje, edhe një takim i pasuksesshëm në Bruksel për dinarin

Më: 18 prill 2024 Në ora: 07:45 Përditësuar në ora: 18:05 më 18.04.2024
Besnik Bislimi

Rundi i pasuksesshëm në Bruksel për dinarin, Lajçak: Palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet javën e ardhshme

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pala kosovare dhe ajo serbe kanë rëndë dakord të vazhdojnë takimet në javën e ardhshme, pas një rundi të pasuksesshëm bisedimesh në Bruksel për dinarin.

Ky deklarim i Lajçakut, erdhi pas takimeve që pati në Bruksel, gjatë së enjtes, me kryenegociatorin e Kosovës, besnik Bsilimi dhe atë të Serbisë, Miroslav Lajçak, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.

“Sot prita një sërë takimesh bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimin tonë për një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK-së. Palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit”, ka shkruar Lajçak në X.

E, Bislimi, pas takimit ka thënë se pala serbe nuk ka ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, “por ata kanë paraqitur propozimin e tyre”.

Kurse, Petkoviq, ka thënë se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”.

“Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, pra Lajçak, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve”, ka thënë ai.

S’ka marrëveshje, edhe një takim i pasuksesshëm në Bruksel për dinarin

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në përgjithësi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas takimit se pala serbe nuk ka ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, “por ata kanë paraqitur propozimin e tyre”.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”.

“Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, pra Lajçak, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve”, tha ai.

Duke iu drejtuar mediave pas takimi, Petkoviq bëri të ditur se javën e ardhshme do të mbahet një rund tjetër bisedimesh.

“Në anën tjetër, kemi Prishtinën, e cila ka ardhur në Bruksel pa komentuar idetë e BE-së dhe kjo tregon qartë se pala tjetër nuk dëshiron të pajtohet për asgjë”, sipas tij.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u takua ndaras me kryenegociatorin Petkoviq, dhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Për dallim nga takimet e kaluara, të enjten nuk kishte takim trepalësh mes tyre.

Lajçak kishte thënë ditë më parë se në takimin e kësaj së enjte synohej gjetja “e një zgjidhjeje të përkohshme” për personat e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës.

Më 1 shkurt në Kosovë hyri në fuqi një rregullore e BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Për çështjen e dinarit serb, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar edhe takime në të kaluarën, të cilat kanë përfunduar pa ndonjë përparim.

Rundi i fundit i bisedime për këtë çështje mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e BE-së, u zhvillua më 4 prill. Pas atij takimi, Bislimi deklaroi se palët ende kanë “dallime të mëdha”, ndërkaq Petkoviq tha se Kosova nuk tregoi “vullnet të mjaftueshëm” për të arritur një marrëveshje për këtë çështje.

Në rundet paraprake të dialogut, kryenegociatorët kanë diskutuar për propozimet e paraqitura nga ta për çështjen e dinarit serb. Bislimi ka deklaruar se propozimi i Kosovës është “konstruktiv”, që sipas tij, mundëson që mbështetja financiare “të shkojë te përdoruesit finalë, por pa u lënduar në asnjë moment rregullorja e BQK-së” dhe legjislacioni i Kosovës. Ndërkaq, Petkoviq e ka cilësuar propozimin serb për dinarin si “të balancuar”, i cili sipas tij ka për bazë “interesat e popullit serb në Kosovë”.

Me rregulloren e BQK-së, euroja është caktuar si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave. Hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje ka zemëruar Serbinë, e cila përmes buxhetit të saj shtetëror u dërgon ndihmë financiare serbëve që jetojnë në Kosovë.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re.

Ky takim në Bruksel u mbajt një ditë pasi tensionet mes dy shteteve u rritën sërish, teksa Kosova akuzoi Serbinë se bllokoi në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë autobusë me udhëtarë nga Kosova dhe ndaloi disa zyrtarë policorë – shqiptarë e serbë – në mesin e të cilëve edhe një zëvendësdrejtor të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Prishtina tha se bllokimi i qytetarëve në territorin serb u bë për shkak të votës pro Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, organizatë ku shteti synon të anëtarësohet. 

Përfundon takimi në Bruksel, pas pak pritet deklarimi i Bislimit

Në Bruksel kanë përfunduar takimet e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga emisari Miroslav Lajçak.

Pas pak pritet që të dalë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe të flasë mbi këtë takim.

Palët sot janë takuar për të diskutuar për një zgjidhje për çështjen e pagesave të serbëve të Kosovës nga Serbia që u krijua pas vendimit të BQK-së me ndalimin e dinarit.

Pak më herët, në një prononcim para gazetarëve, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, tha se shpreson që palët të dalin me zgjidhje.

“Ne konstant kemi shprehur shqetësimet për mënyrën e zbatimit që nuk i mori parasysh ndikimin në komunitetet e prekura, veçanërisht komunitetin serb, por jo vetëm atë. Ne i vlerësojmë përpjekjet nga Përfaqësuesi i BE-së, Lajcak, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Për të qenë të sinqertë, ne e vlerësojmë që zotëri Bislimi ka thënë gjëra pozitive rreth kompromisit të propozimeve, që ne shpresojmë t’i shohim. Shpresa jonë është që të shohim një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët dhe që personat e prekur të vazhdojnë të marrin benefitet sociale që iu nevojiten dhe që më pas të vazhdojmë në gjërat kritike. Fokusi duhet të jetë dhe ne duam që të jetë të arrijmë zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike dhe aneksin e implementimit”.

Përfundon takimi i Lajçakut me Petkoviqin

Ka përfunduar takimi në Bruksel në mes të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, raporton N1.

Ata janë takuar sot në Bruksel, për të diskutuar për një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Më pas, Lajçaku pritet të takohet edhe me kryenegociatorin nga Kosova, Besnik Bislimin.

Më vonë, pritet të ketë edhe një takim trepalësh.

Ky është takimi i tretë në mes të kryenegociatorëve, dhe i katërti në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e çështjes, që lidhet me transferimin e mjeteve financiare nga Serbia për qytetarët serbë në Kosovë.

Nisin takimet për dinarin në Bruksel

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik filloi në Bruksel me një takim të drejtpërdrejtë të delegacionit të Beogradit të udhëhequr nga Petar Petkoviq dhe ekipit të BE-së të kryesuar nga emisari për dialog Miroslav Lajçak.

Tema kryesore e dialogut është vendimi i BQK-së për dinarin.

Pas takimit me Petkoviqin, është planifikuar një i tillë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi i cili do të pasohet nga një takim trepalësh ku përfaqësuesit e të dyja vendeve do të ulen në të njëjtën tryezë dhe negociojnë me ndërmjetësimin e Lajçakut, shkruan N1.

Takimet në Bruksel vijnë një ditë pasi autoritetet serbe ndaluan autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Bashkimi Evropian ka potencuar se është i informuar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritet e Serbisë dhe është duke ndjekur situatën për së afërmi.

Në këtë rast BE-ja konstatoi se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.

Sot mbahet takimi Bislimi-Petkoviq për dinarin në Bruksel

Përkundër tensioneve të reja pas ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritetet e Serbisë gjatë ditës së djeshme, Bashkimi Evropian e ka konfirmuar se sot mbahet takimi i katërt për dinarin në Bruksel, ku pritet të takohen dy kryengeciatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Për këtë takim ka folur para disa ditësh edhe emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se pret që të dyja palët të vijnë në takim me një “mendje të hapur”.

Ndryshe, Bashkimi Evropian tha të mërkurën se është i informuar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe është duke ndjekur situatën për së afërmi. Në këtë rast BE-ja konstaton se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.

Këtë e ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Peter Stano, zëdhënës i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth këtij rasti që ka nxitur reagime të ashpra nga Kosova.

“Ne jemi në dijeni për situatën dhe po e përcjellim për së afërmi. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar Stano.

Ai shtoi se BE-ja “fton Serbinë që të përmbahet nga veprimet e tilla unilaterale dhe të pakoordinuara dhe menjëherë t’i kthehet respektimit të marrëveshjes“.

Autoritetet serbe të mërkurën kanë ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si “shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”.

Kështu thanë autoritetet në Prishtinë, të cilat u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi, shtet në të cilin që nga mesnata, kosovarëve u është vështirësuar qarkullimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat