Alarmante/ Në katër vitet e fundit, 20 gra të vrara në Kosovë

Aktuale

Alarmante/ Në katër vitet e fundit, 20 gra të vrara në Kosovë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Brenda pesë ditëve ndodhën dy ngjarje tragjike në Kosovë.

Dy gra u privuan nga jeta prej bashkëshortëve, njëra në Ferizaj e tjetra në Pejë.

Statistikat e vrasjeve të grave janë shqetësuese.

Sipas Policisë, prej vitit 2020 e deri më sot, janë 20 viktima femra, të vrara brenda familjes.

Sipas statistikave të Policisë, numri i viktimave (meshkuj dhe femra) përgjatë këtyre viteve në total është 45, ku prej tyre me “vrasje të rëndë” janë cilësuar 36 viktima, kurse numri i viktimave të gjinisë femërore janë 20 dhe asaj mashkullore 25.

Për katër vjet, mbi 10 mijë raste të raportuara të dhunës në familje, prej tyre 8 mijë të gjinisë femërore

Mbi 10 mijë raste të raportuara të dhunës në familje janë bërë në Policinë e Kosovës prej vitit 2020 deri më 2023 nga qytetarët e Kosovës.

Sipas statistikave të Policise, thuhet mbi tetë mijë janë raste të raportuara nga gratë.

Policia poashtu ka treguar se këto raste trajtohen nga zyrtarë që kanë kryer trajnime shtesë pikërisht për raste të tilla.

“Rastet e dhunës në familje, në secilin stacion policor, trajtohen  nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla. Rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme”, thuhet në deklaratën e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat