Sociologu numëron faktorët që po ndikojnë në numrin e vrasjeve në Kosovë

Aktuale

Sociologu numëron faktorët që po ndikojnë në numrin e vrasjeve në Kosovë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 08:26
Gjyljeta Ukella

Vrasjet e fundit të grave, shqetësuese i sheh edhe sociologu, Blerim Selishta, i cili tha se nuk duhet vënë theksi tek gjinia ngase po shuhet një jetë, qoftë burrë apo grua dhe sipas tij krimineli nuk ka gjini, krimineli ka veç dënim.

“Këto raste po ndodhin mjaftë shpesh, dhe dojnë me na çmend. Unë jam shumë i shokuar se çka është duke ndodhë. Unë nuk po i shoh veç si gra, unë po i shoh si njerëz, kemi të bëjmë me humbje të një njeriu. çdo humbje e një njeriu duhet të dënohet shumë, kushdo qoftë ai/ajo. Krimineli nuk ka gjini, krimineli ka veç dënim”, tha Selishta.

Sipas sociologu Selishta problematikë mbetët numri i sociologëve nëpër institucione e poashtu mungesa e lëndëve shoqërore në institucione arsimore.

“Po e shoh që në institucione, në Drejtorinë për Mirëqenie Sociale aty nuk ka asnjë profesionist, ka juristë, ekonomistë e profesione të tjera por nuk ka sociolog, ku i trajton këto fenomene, ku këshillohen çiftet e reja që martohen se çka i pret për jetën që e kanë përpara dhe si duhet të organizojnë jetën. Një çift i martuar nuk ka nevojë me pa vetën si të burgum por si njerëz që po fillojnë një jetë të re, ku shteti duhet të ofroj më shumë siguri, përparësi për punë dhe mirëqenie.  Por e rëndësishme është edhe që sociologët të kenë më shumë landë shoqërore në shkolla fillore dhe të mesme që me ua ngritë vetëdijen që mos me ardhë më deri në këtë ditë”, tha ai.

Poashtu, sipas tij po krijohet një hendek midis dy gjinive dhe duhet të luftohet për të drejtat e barabarta, që trajton raporte të barabarta.

“Në këtë moment kemi nevojë mos me pa shumë ndarje mes burrave dhe grave por me pa veç të drejtat e njeriut, të drejtat e barabarta që askush nuk guxon me të privu nga jeta. Sepse ne i kemi dy ligje, është Ligji i shtetit dhe Ligji i popullatës që nuk të falë kurrë. Ne i kemi pasë edhe me rregulla që njeri që ka qu dorë mbi gra dhe ka vrarë gruan , populli nuk ta falë kurrë. Por ka edhe të tillë që e kanë bërë këtë gjest dhe duhet dënuar  edhe Ligji edhe shoqnia. Pra me dy dënime sepse nuk është e drejtë e askujt me ja marr jetën dikujt veç pse ka mundësi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat