Ky është serbi në Zveçan që thotë se u sulmua për shkak se bashkëpunon me shqiptarë

Aktuale

Ky është serbi në Zveçan që thotë se u sulmua për shkak se bashkëpunon me shqiptarë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 08:35 Përditësuar në ora: 12:40 më 18.04.2024
Foto ilustrim

Një serb në Zveçan thotë se u sulmua për shkak se bashkëpunon me shqiptarë

Në oborrin e një shtëpie në komunën e Zveçanit është hedhur një mjet shpërthyes, në orët e hershme të 18 prillit, me ç'rast janë shkaktuar dëme materiale.

“Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore", ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zherovnicë.

Dragan Mllagjoviq konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se një bombë u hodh në oborrin e shtëpisë së tij në orën 02:34 të 18 prillit.

Mllagjoviq është distributor i produkteve në veri të Kosovës i kompanisë “Devolli Vita Corporation” nga Peja. Ai tha se beson se arsyeja e sulmit ishte se, pasi ka shpërndarë produkte të qumështit të kompanisë nga Peja, ka nisur shpërndarjen në veri edhe të mishit të kësaj kompanie.

“Kur dola nga shtëpia rreth orës 06:00 me djalin tim, pash që xhamat e shtëpisë ishin thyer, dyert, fasada dhe furgoni im ishin dëmtuar. Kam kontaktuar policinë e cila ka ardhur për të kryer hetime”, tha ai, duke shtuar se në dhjetorin e vitit të kaluar, ka pasur një problem në aplikacionin e mesazheve, Telegram.

Radio Evropa e Lirë mëson se grupe në Telegram e kishin cilësuar atë si “tradhtar” dhe ishte publikuar fotografia e tij së bashku me 12 serbë të tjerë ku ishte shkruar mesazhi se ata ishin “mbeturinat më të mëdha të shoqërisë”.

“Kompania e djalit tim nisi shpërndarjen e qumështit dhe kosit nga Peja. Para një muaji kemi nisur me shpërndarjen e mishit nga Peja, i cili është i cilësisë së lartë dhe të cilin restorantet dhe dyqanet kanë filluar ta blejnë. Unë dyshoj, dhe i thashë policisë se arsyeja për gjithçka [shpërthimin] është se ne punojmë me ato kompani”, tha Mllagjoviq.

Ai shtoi se po i bën konkurrencë dikujt që merret me këtë biznes në 25 vjetët e fundit.

“Dhe, tash dikujt po i pengojmë dhe duan të na trembin me bomba, në mënyrë që të na ndalojnë. Tani që kemi nisur të merremi me këtë punë, ata duan të na trembin”, u shpreh Mllagjoviq, që tha se do të vazhdojë të punojë, pasi biznesi i tij është i rregullt dhe i ligjshëm.

“I gjithë veriu punon me shqiptarë. Pse mos ta bëj edhe unë, sepse jam i vetmi distributor që kam marr përsipër disa produkte dhe tani kam probleme. Pse mos të punoj dhe të punësoj dikë”, u shpreh ai.

Në të kaluarën, në komunat në veri të Kosovës – ku gjendet edhe Zveçani – të banuara me shumicë serbe, ka pasur incidente me mjete plasëse dhe zjarrvënie, por edhe dëmtim të pronës.

Më së shpeshti, cak i këtyre incidenteve kanë qenë serbët që kanë regjistruar makinat e tyre me targat e Kosovës, por edhe serbët që punojnë në institucionet e Kosovës./REL

Elshani e konfirmon shpërthimin në veri: Është hedh granatë dore, Policia janë në vnedin e ngjarjes

Nga: A.Sh

Edhe më parë media raportoi për një shpërthim në veri, në komunën e Zveçanit.

Derisa për “Bota sot”, këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajoni e Mitroviscës Veton Elshani.

Ai ka thënë se shpërthimi është shkatkaur nga një grantë dore në oborrin e një shtëpie.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zvecan, respektivisht Zherovnic është dëgju një shpërthim.

Dyshohet se shpërthimi është shkaktu nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie”, thotë ai.

Tutje thotë, se shpërthimi ka shkatuar dëme të vogla materiale, deria nuk ka të lënduar të një njerëz.

“Dëme të vogla materiale janë shkaktu, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.

Njësit relevante të Policisë kanë dal në vend të ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin”, tha Elshani për "Bota sot.

Shpërthim në veri, Elshani jep detajet

Veriu nuk po gjen qetësi. Gjatë orëve të pasmesnatës, kjo pjesë e vendit u detonua nga një shpërthim, mëson ekskluzivisht “Mitropol”.

Shpërthimi ndodhi në Zveçan, në oborrin e një shtëpie me pronar serb.

Shpërthimi siç mëson “Mitropol” ka shkaktuar dëme materiale në vendin ku ka ndodhur.

Ndryshe, ky akt vie pas bllokimit të autobusëve me rreth një mijë udhëtarë shqiptarë për orë të tëra në kufijtë e Serbisë për çka dje pati reagime ndërkombëtare edhe nga BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat