Vllasi: Trajnimet e para në Shqipëri u organizuan nga Ministria e Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit

Aktuale

Vllasi: Trajnimet e para në Shqipëri u organizuan nga Ministria e Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit

Më: 18 prill 2024 Në ora: 09:31
Naser Vllasi

Bashkëluftetari i Agim Ramadanit, Naser Vllasi i njohur me nofkën ‘Kobra’ ka bërë një rrëfim ekskluziv për emisionin ‘Gallatë me Arben Ahmetin’ në Kanal10.

Ai ka folur për grupet e para që kishin shkuar në Shqipëri për trajnim në vitet e 90’ta, e ku bënin pjesë grupi i Adem Jasharit e Zahir Pajazitit.

Vllasi ka folur edhe për sjelljen e armatimit nga Kroacia dhe Zvicra.

“Në përgjithësi grupet e para që kanë shkuar në Shqipëri kanë shkuar me tepër për trajnim dhe për furnizim për armatim. Unë edhe në atë kohë kam pas armatim dhe nga Kroacia kam sjell armatim”, ka thënë Vllasi.

 Ai ka thënë se këto organizime ishin bërë nga Ministria e Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat