Ndalohet një person i dyshuar për vdekjen e ukrainases në Kosovë, flet kryeprokurori i Ferizajt

Aktuale

Ndalohet një person i dyshuar për vdekjen e ukrainases në Kosovë, flet kryeprokurori i Ferizajt

Më: 18 prill 2024 Në ora: 10:32
Olena Kozii

Një person i dyshuar është arrestuar në lidhje me rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Ukraina, Olena Kozii.

Ai është ndaluar për 48 orë dhe ngarkohet për vepren penale “Mosevitim i rrezikut”.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari.

Jashari tha i dyshuari e ka pranuar se ka qenë bashkë me viktimën gjatë ditës kritike.

“Po, është ndaluar një person i dyshuar. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Mosevitim i rrezikut”. Personi është ndaluar për 48 orë”, tha Jashari.

“Personi në fjalë e ka pranuar se gjatë gjithë ditës ka qenë bashkë me viktimën. Pra, ai dyshohet se e ka lënë në autostradë viktimën”, tha ai.

Kreu i organit të akuzës në Ferizaj theksoi se 23-vjeçarja e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

“Ende nuk kemi arritur që ta identifikojmë personin që e ka shkaktuar aksidentin. Kjo për shkak të mungesës së kamerave në autostradë. Kjo pjesë i takon nivelit tjetër të përgjegjësisë. Pra, viktima ishte goditur nga një makinë e cila ishte në lëvizje”, theksoi Shukri Jashari.

“Brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat