Kurti takoi analistin Mujanoviq, flasin për sigurinë rajonale

Aktuale

Kurti takoi analistin Mujanoviq, flasin për sigurinë rajonale

Më: 18 prill 2024 Në ora: 10:36
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar autorin dhe analistin politik, Jasmin Mujanoviq, mer të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.

Mujanoviq po qëndron në Kosovë dhe mori pjesë në një panel diskutimi në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Përgjatë bashkëbisedimit të tyre, u prekën tema kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor si situata e sigurisë, dhe sfidat e përbashkëta. U theksua dhe progresi demokratik që ka njohur Kosova, veçanërisht performanca pozitive në indikatorët ekonomikë dhe arritjet në këto tri vjet qeverisje, njofton Qeveria.

Duke e falënderuar Mujanoviq për kontributin e tij përmes studimeve e analizave të ndryshme, kryeministri shprehu mirënjohjen për punën e tij si dhe pranoi librin më të fundit të autorit, të titulluar "Boshnjakët: Shtetësia pas Gjenocidit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat