Kurti: Në gjeneratën e 59-të Policisë që po diplomon janë 37 pjesëtarë të komunitetit serb

Aktuale

Kurti: Në gjeneratën e 59-të Policisë që po diplomon janë 37 pjesëtarë të komunitetit serb

Më: 18 prill 2024 Në ora: 10:40
Albin Kurti

Është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij ka thënë se Policia e Kosovës i mbush një çerek shekulli që nga ekzistenca dhe veprimtaria e themelimi që nga shtatori i vitit 1999.

“Teksa po bëhen 25 vite histori e policisë në Kosovën e çliruar, sot policisë tonë po i bashkohen gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës,” tha Kurti.

Teksa shtoi se, “Vendit tonë po i shtohen edhe 446 policë të ri që do të shërbejnë gjithandej nëpër kosovë, duke i dhënës një masë përforcuese kolegëve tjerë policë.”

Kurti bëri të ditur se në mes të policëve shqiptarë janë edhe 37 policë të komunitetit serb.

“Nga 445 policë që do të betohen 345 janë djem dhe 100 vajza kurse 357 policë janë shqiptar dhe 88 nga komuniteti joshumicë, çdo i 5-ti pjesëtar është police kurse raporti etnik është 80% shqiptar dhe 20% nga komuniteti joshumice, 37 policë janë të komunitetit serb,” tha Kurti në fjalimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat