​Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Aktuale

​Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Më: 18 prill 2024 Në ora: 10:45
Komisioni Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj e shpalli këtë mbledhje të mbyllur.

"Fatkeqësisht nuk kemi kuorum të mjaftueshëm që të vazhdojmë më tutje në procesin e punës në këtë komision. Këtë mbledhje e shpalli të mbyllur", tha Dreshaj.

Ndërkaq, deputeti nga partia në pushtet, Mefail Bajqinovci ka propozuar që mbledhjet e këtij komisioni të bëhen ditën e premte në ora 13:30.

Më ketë u pajtuan deputetët që ishin prezent.

Përveç këtyre, në komision të pranishëm ishin, edhe deputetja Arjeta Fejza, Mirlinda Tishukaj-Sadiku dhe deputeti Bekim Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat