Ambasadori britanik: Do të punojmë me Kosovën që vendimi në Komitet të Ministrave të jetë pozitiv

Aktuale

Ambasadori britanik: Do të punojmë me Kosovën që vendimi në Komitet të Ministrave të jetë pozitiv

Më: 18 prill 2024 Në ora: 10:56
Jonathan Hargreaves

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ai tha se vendi i tij do të punojë me Kosovën që të ketë sukses edhe në vendimin e Komitetit të Ministrave.

“E mirëpres votën e APKE në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës.

Mbretëria e Bashkuar mezi pret të punojë me Kosovën në hapat e ardhshëm për një vendim pozitiv nga Komiteti i Ministrave”, ka shkruar ai sot në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat