Loxha-Stublla: Në procesin e Ligjit për Paga dhe për Zyrtarët Publikë nuk jemi konsultuar dhe shumë shpesh nuk jemi përfshirë

Aktuale

Loxha-Stublla: Në procesin e Ligjit për Paga dhe për Zyrtarët Publikë nuk jemi konsultuar dhe shumë shpesh nuk jemi përfshirë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 11:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në konferencën me temën “Reforma në Administratën Publike në Kosovë, sfidat, progresi dhe rruga përpara” organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha -Stublla, Drejtoreshë Ekzekutive e  GLPS-së, ka thënë se konsultimi i shoqërisë civile dhe akterëve relevantë në procesin e   Ligjit për Paga dhe për Zyrtarët Publikë nuk ka qenë i kënaqshëm dhe shumë shpesh nuk jemi përfshirë.

“Konsideroj që vlen të theksohet si aspekt pozitiv fakti që është bërë përparim dhe punë shumë e mirë në çështjen e identifikimit të burokratizimit të procesit të ofrimeve të shërbimeve dhe gjithashtu procesin e digjitalizimit të shërbimeve. Sot kemi një përfaqësues të qeverisë që do të na flasë për këtë drejtim. Më lejoni ta përmbyll këtë fjalë me një rekomandim i cili ndërlidhet me faktin që konsultimi i shoqërisë  civile dhe akterëve relevantë në procesin e këtyre dy ligjeve nuk ka qenë i kënaqshëm dhe jo gjithëpërfshirës në kuptimin përtej faktit që shumë shpesh nuk jemi përfshirë qysh është rasti në rishikimin e fundit të ligjit për zyrtarët publikë. Ndonëse jemi përfshirë në faza të hershme imputet tona nuk janë trajtuar nuk janë marrë parasysh, po qoj mesazh që është tejet e rëndësishme sidomos në procese të tilla reformuese siç është procesi i  reformës së administratës publike përfshirja kuptimplotë e në faza të hershme të shoqërisë civile  mbetet qenësore në mënyre që të evidentojmë rezistencën pastaj në implementim dhe në të gjithë të kemi hise në procese dhe në reforma të tilla. Uroj që në proceset e tashme gjithë përfshirja  të jetë më e mire”, është shprehur Loxha – Stublla.

Bardhyl Dobra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme ka thënë se gjatë viteve të fundit Qeveria e Kosovës ka punuar me përkushtim për të shtyer përpara reformat e administratës publike.

 “Gjatë viteve të fundit Qeveria e Kosovës ka punuar me përkushtim për të shtyer përpara reformat e administratës publike me qëllim të përmirësimit të performancës së adminstratës sonë publike. Për të realizuar këtë ambicie ne kemi  ndërmarrë një sërë masash legjislative dhe dokumente politikash që synojnë fuqizimin e administratës publike. Këto masa legjislative kanë qenë elementi themelor në kuptimin tonë më efikas dhe më të përgjegjshëm. Një arritje në këtë proces reformash ishte arritja nga Qeveria i strategjisë për reformën e administratës publike për periudhën 2022-2027. Përshkruhen objektiva të qarta dhe ambicioze duke përfshirë ogranizimin dhe planifikimin si dhe koordinimin e politikave ofrimin e shërbimeve publike si dhe rritjen e llogaridhënies në Kosovë. Qëllimi ynë është  të zhvillojmë një administratë publike moderne dhe të përqendruar tek qytetarët një administratë jo vetëm që plotëson nevojat e qytetareve dhe bizneseve tona po gjithashtu që mbështet në mënyrë aktive procesin demokratik dhe sundimin e ligjit parakushte thelbësore drejt anëtarësimit në BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat