LDK-ja me 21 departamente përfshirë atë të Mbrojtjes, Anton Çuni caktohet bartës

Aktuale

LDK-ja me 21 departamente përfshirë atë të Mbrojtjes, Anton Çuni caktohet bartës

Më: 18 prill 2024 Në ora: 11:34
LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga fillimi i vitit 2024 kanë formuar 21 departamente dhe ka shtuar se këto departamente kanë afër 1300 profesionistë të fushës, përfshirë atë të Mbrojtjes.

“Nga fillimi j këtij viti, LDK-ja ka formuar plot 21 departamente, nga një për secilin fushëveprim të programit politik “Rruga e Re”; nga një për secilin dikaster qeverisës të vizionit tonë qeverisës. Keto departamente mbajnë rreth vetes plot 1300 profesionistë të fushës, që sot ndërtojnë programin, nesër bëjnë politikën.”

Abdixhiku ka njoftuar se dje ka mbledhur në takimin e parë Departamentin e Mbrojtjes ku kanë biseduar për gjendjen e sigurisë në vend dhe projektet në “Rrugën e Re”.

Anton Quni është caktuar bartës i Departamentit të Mbrojtjes në LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat