Ky është admini i grupit “Albkings” që terrorizoi vajzat

Aktuale

Ky është admini i grupit “Albkings” që terrorizoi vajzat

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:56
Edin Nevzati

Ka dal para gjykatës i dyshuari për shpërndarjen e pamjeve denigruese të vajzave në rrjetin social ‘Telegram’. Arrestimi i tij ka ardhur pas raportimeve të vazhdueshme të medias ka bërë lidhur me funksionimin e grupit.

Media ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Edin Nevzati. Burime te Insajderint bëjnë me dije se ai i ka postuar rreth 400 foto dhe video në grupin që është administruar nga ai. Edin Nevzati është njohur me nofkën “Freekiller”.

Ai po dyshohet për kryerjen e veprës penale – Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve.

Gjykata e Prishtinës pritet të vendosë sot për caktimin e masës së sigurisë ndaj njërit prej të arrestuarve të grupit ‘AlbKings’.

Media raportoi ekskluzivisht për ekzistencën e këtij grupi, në të cilin pa Fotografi eksplicite, të dhënat personale të grave, si numrat, vendbanimi, llogaritë e tyre nëpër rrjetet sociale. Madje, iu vendosej edhe çmimi për shërbime seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat