Lëvizja Feministe Studentore i ndërpret ligjeratën dhe e largon nga salla profesorin që po akuzohet për ngacmim seksual

Aktuale

Lëvizja Feministe Studentore i ndërpret ligjeratën dhe e largon nga salla profesorin që po akuzohet për ngacmim seksual

Më: 18 prill 2024 Në ora: 14:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Lëvizja Feministe Studentore të enjten i ka ndërprerë ligjëratën profesorit Xhevat Krasniqi duke e larguar nga salla.

Në momentin e largimit, Lëvizja njofton se policia ka qenë e pranishme, në hapësirat e universitetit.

Njoftimi i plotë i Lëvizjes Feministe Studentore:

Xhevat Krasniqit, ja ndërprejtëm ligjëratën, dhe e larguam nga salla. Policia përsëri erdhi në hapësirat e universitetit për të mbrojtur të denoncuarin për ngacmim seksual, në vend se ta arrestoj atë.

Ne jemi të vendosur/a, rrugë tjetër pos përjashtimit nuk ka. Rezistenca jonë vazhdon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat