“Albkings ka promovu edhe pedofili” – Vranovci tregon detaje shokuese për grupin famëkeq

Aktuale

“Albkings ka promovu edhe pedofili” – Vranovci tregon detaje shokuese për grupin famëkeq

Më: 18 prill 2024 Në ora: 16:02
Valmira Vranovci

Gazeta ka raportuar ekskluzivisht për ekzistencën e grupit famkeq “Albkings”, në të cilin ka fotografi eksplicite, të dhënat personale të grave, si numrat, vendbanimi, llogaritë e tyre nëpër rrjetet sociale. Madje, iu vendosej edhe çmimi për shërbime seksuale.

Ndërkohë që njëri nga menaxhuesit e grupit famëkeq “Albkings” në Telegram, ku vazhdimisht publikohen pamjet intime të grave, është arrestuar.

Lidhur me këtë grup, ka shpalosur detaje shokuese gazetarja Valmira Vranovci.

Vranovci tregoi edhe një rast se si ishte promovuar edhe pedofilia në grupin Albkings.

“Mandej ka qenë edhe një bebe tri vjet me një grua të moshuar dmth ajo gruaja e moshuar e zhvesh beben edhe bon dicka, nuk di ka i kanë marrë ato video”.

Vranovci ndër të tjera theksoi se pas raportimit për grupin Albkings janë përballur me kërcënime e shantazhime nga më të ndryshmet nga menaxhuesit e këtij grupi.

“Na kane qit fotot ne grup, na kane zhvesh me montazhe. Na kanë thënë kam me iu çu ne ajer”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat