Aktakuzë kundër gjashtë personave për rastin ‘’Reflektori’’

Aktuale

Aktakuzë kundër gjashtë personave për rastin ‘’Reflektori’’

Më: 18 prill 2024 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër gjashtë të pandehurve për rastin e njohur “Reflektori”.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit L.T, O.V dhe I.M  së bashku me të pandehurin M.I. i cili gjendet në arrati,  duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’  nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së.

Të pandehurit M.H, SH.D dhe F.K akuzohen se kanë kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”  nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit L.T dhe O.V akuzohen edhe  për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat