Rundi i pasuksesshëm në Bruksel për dinarin, Lajçak tregon se për çka palët ranë dakord

Aktuale

Rundi i pasuksesshëm në Bruksel për dinarin, Lajçak tregon se për çka palët ranë dakord

Më: 18 prill 2024 Në ora: 18:07
Pamje nga Brukseli

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pala kosovare dhe ajo serbe kanë rëndë dakord të vazhdojnë takimet në javën e ardhshme, pas një rundi të pasuksesshëm bisedimesh në Bruksel për dinarin.

Ky deklarim i Lajçakut, erdhi pas takimeve që pati në Bruksel, gjatë së enjtes, me kryenegociatorin e Kosovës, besnik Bsilimi dhe atë të Serbisë, Miroslav Lajçak, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.

“Sot prita një sërë takimesh bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimin tonë për një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK-së. Palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit”, ka shkruar Lajçak në X.

E, Bislimi, pas takimit ka thënë se pala serbe nuk ka ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, “por ata kanë paraqitur propozimin e tyre”.

Kurse, Petkoviq, ka thënë se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”.

“Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, pra Lajçak, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat