Osmani e informon ambasadorin francez për arrestimin e policëve të Kosovës nga Serbia

Aktuale

Osmani e informon ambasadorin francez për arrestimin e policëve të Kosovës nga Serbia

Më: 18 prill 2024 Në ora: 18:13
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Sipas një njoftimi nga presidenca, pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës me më shumë se dy të tretat e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në takim u diskutua për zhvillimet dhe pritshmëritë përpara mbledhjes së Komitetit të Ministrave.

“Në mes tjerash, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Guérot diskutuan edhe për mbajtjen peng të qytetarëve, si dhe arrestimin e policëve të Kosovës nga ana e Serbisë në zonat kufitare”, thuhet në njoftim.

“Presidentja Osmani potencoi se dihet qartë se kush qëndron pas kësaj dhe se ku duhet kërkuar përgjegjësi. Për më tepër, ajo potencoi se trajtimi johuman dhe bllokimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve, përbën shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Ajo ka cekur po ashtu, se këto zhvillime krijojnë atmosferë të rënduar dhe frike në mesin e qytetarëve”.

Guerot gjithashtu e përgëzoi Osmanin për organizimin e suksesshëm dhe mbarëvajtjen e edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat