Ish-polici Mujaj: Serbia shtet i viteve të 90-ta me arrestimet e qytetarëve

Aktuale

Ish-polici Mujaj: Serbia shtet i viteve të 90-ta me arrestimet e qytetarëve

Më: 18 prill 2024 Në ora: 18:24
Muhamet Mujaj

Muhamet Mujaj, ish-polic i Republikës së Kosovës, ka thënë se Serbia me veprimet e fundit po i kthehet retorikes së viteve të 90-ta të shekullit të kaluar me arrestimet.

Komenti i Mujajt vjen pasi Serbia ka ndaluar dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës, teksa nëntë prej tyre i ka lëshuar, ndërsa zëvendësdrejtori i policisë, Dejan Jakoviq vazhdon të mbetet në mbajtje.

Përveç provokimit, unë konsideroj që shteti i Serbisë, është shtet i viteve 90-ta shtet, kriminal i është kthyer asaj retorike të arrestimit të provokimit, të nxitjes të një lufte, sulmi ndaj rendit kushtetues të një shteti siç jemi ne, dëshmon që ky shtet nuk respekton asnjë marrëveshje që është arritur deri më tani, që është marrëveshje për lëvizje të lirë mes qytetarëve”, u shpreh Mujaj në InfoMagazine të Klan Kosovës.

“Serbia si shtet ka obligime dhe detyrime përgjegjësi ndërkombëtare, që cenon edhe konventat ndërkombëtare. Institucione qendrore e kanë për obligim të ngrisin zërin dhe të bëjmë raportime qoftë në Këshillin e Sigurimit qoftë te shtetet mike”.

Përndryshe, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla theksoi këtë të enjte se dje 1 mijë e 498 janë ndaluar, maltretuar, arrestuar e marrë në pyetje në lidhje me të kaluarën me UÇK-në, pjesëmarrjen personale apo të familjarëve të tyre dhe vendndodhjen dhe veprimtarinë gjatë viteve 1998-1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat