Deputetja Bytyqi: U detyrova të jap dorëheqje nga puna si infermiere për shkak të kushtit që pushteti më vendosi

Aktuale

Deputetja Bytyqi: U detyrova të jap dorëheqje nga puna si infermiere për shkak të kushtit që pushteti më vendosi

Më: 18 prill 2024 Në ora: 18:31
Albana Bytyqi

Albana Bytyqi është deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mirëpo para se të merrej me politikë ajo ka treguar që ka qenë infermiere dhe juriste me profesion.

Bytyqi ka treguar qe me politikë ka filluar të merrej prej vitit 2017, edhe pse para këtij viti asnjëherë nuk ka përcjelluar e as nuk ka njohur ndonjë nga figurat poltike.

Bytyqi ka thënë se ka punuar në kujdesin shtëpiak, si infermiere njëherë në teren e më pas në QKMF në Suharekë, rreth tetë vite.

Pasi u detyrua të jepte dorëheqje prej punës nga QKMF-ja, në Suharekë, për shkak të një kushti që i kishte vendosur pushteti i asaj kohe, ajo vendsoi të merrej seriozisht me politikë që ta shihte se si do të prisnin qytetarët e Suharekës.

“Kur kam qenë duke punuar, kemi qenë të orientuar në një parti tjetër, por kur erdhi një parti tjetër në pushtet, ma vendosen një kusht dhe më është dashur ta marrë një vendim, dhe dhashë dorëheqje në qershorë të vitit 2017”, ka thënë ajo.

Pas këtij rasti, ajo vendosi të merrej me politikë, madje në vitin 2017 u zgjedh deputetja femër më e votuar në nivel vendi, ani pse nuk mori pjesë asnjëherë në fushata.

Si përfundim, Bytyqi ka thënë se kur qytetari të voton, është obligim moral që të punojmë për qytetarët dhe vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat