Gecaj: Serbia me këtë sjellje i dërgon mesazh bashkësisë ndërkombëtare që unë jam faktor stabiliteti

Aktuale

Gecaj: Serbia me këtë sjellje i dërgon mesazh bashkësisë ndërkombëtare që unë jam faktor stabiliteti

Më: 18 prill 2024 Në ora: 18:36
Hysen Gecaj

Ish-ushtaraku, Hysen Gecaj, ka thënë se kemi pasur raste edhe më herët të tentativave të Serbisë për të destabilizuar Kosovën sidomos në pjesën veriore dhe kjo e fundit është në vazhdën e atyre tentativa.

“Herë pas here këto tentative janë më të ashpra më të theksuara dhe sigurisht që kjo nisma për antarsim të Kosovës në Këshillin e Evropës e ka frustëruar edhe më tepër Vuqiqin, ai për herë të parë e humbi kontrilloin për kundër faktit që mundohet të paraqesë vetën dhe Serbinë si viktimë karshi bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Gecaj.

I ftuar në emisionin “Five”, Gecaj ka folur edhe për aspektin e sigurisë, sipas tij ky është një moment frustrimi i aparatit shtetëror serb, pasojat i ndjejnë edhe tek qytetarët e kosovës edhe tek ata serb por edhe tek shqiptarët, teksa përmendi edhe rastin e ditës së djeshme ku shumë mërgimtarë u mbajtë në kufi nën një trysni të jashtëzakonshme nga institucionet serbe të sigurisë.

“Serbia me këtë sjellje tenton të tregohet si një faktor, dërgon mesash që unë jam faktor stabiliteti, i dërgon mesazh bashkësisë ndërkombërtare sepse dihet që trysnia ka fillur të rritet karshi Kosovës dhe Serbisë për implementimin e marrëveshjeve të mëherëshme”, ka shtuar ai.

Sipas Gecajt, Vuqiqi është i vetëdijshëm se e gjithë bota e di, që shkatari i të gjitha problemeve në ballakan është Serbia, dhe nuk ka çka të humbasë më shumë mirëpo ai po i shfrytëzon këto momente, këto situata që në një moment të caktuar kur të ulen për bisedime të përfitojë sa më shumë që është e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat