Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, u kërkon angazhim për ta integruar Kosovën në BE

Aktuale

Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, u kërkon angazhim për ta integruar Kosovën në BE

Më: 18 prill 2024 Në ora: 20:18
Foto nga takimi

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Parlamentit të Austrisë, përfshirë edhe ish-kancelarin austriak Sebastian Kurz.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po zhvillon një vizitë në Austri, në Parlamentin austriak, ku ka takuar disa deputetë dhe ish-kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Hoxhaj, tha se pati një bashkëbisedim me ish-kancelarin Kurz për më shumë angazhim nga Austria për integrimin e shpejtë të Kosovës në BE, paqe e siguri në Ballkan.

“Bashkëbisedim me mikun tim të madh, ish-kancelarin Sebastian Kurz për më shumë angazhim nga Austria për integrim të shpejtë të Kosovës në BE dhe për paqen e sigurinë në Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

Ai gjithashtu gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka takuar edhe deputetin e Kuvendit të Austrisë, Helmut Brandstätter, për të cilin tha se është një zë i fuqishëm evropian i Ballkanit.

Gjatë ditës së djeshme Hoxhaj ka takuar edhe tre deputetë austriakë nga tri parti të ndryshme, por siç u shpreh ai, të bashkuar për Kosovën.

“Në Kuvendin e Austrisë, takova deputetë nga tri parti të ndryshme, por të bashkuar për Kosovën, si znj. Carmen Jeitler-Cincelli (OVP), e cila është Kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë-Austri, znj. Ewa Ernst-Dziedzic (Grüne) njëherësh edhe Kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kosovë dhe z. Johannes Margreiter (NEOS)! “, ka shkruar Hoxhaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat